× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë
09-03-2017

Trafikimi me Qenie Njerëzore

Më 09-10 mars 2017, Akademia e Drejtësisë me kërkesë të Kryeprokurorit të Shtetit, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, organizon trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë “Trafikimi me qenie njerëzore”.

Në kuadër të këtij trajnimi në ditën e parë do të trajtohet: Korniza ligjore ndërkombëtare - Prezantim mbi Ligjet Ndërkombëtare që përfshijnë edhe Konventën e Stambollit, Konventën e Këshillit Evropian kundër trafikimit me qenie njerëzore, TQNJ Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan: Çka është raporti dhe përse është i rëndësishëm?, Trafikimi me qenie njerëzore- Ligjet e Kosovës si dhe Prezantim rreth hetimit dhe gjykimit të rasteve të trafikimit me njerëz.

Në ditën e dytë të këtij trajnimi do të trajtohen: Procedurat Standarde të Veprimit dhe Strategjia Nacionale për Luftimin e TQNJ, Analiza e rastit sipas Kodit të ri Të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Të drejtat e viktimave dhe Dëmshpërblimi dhe kompensimi i Viktimave të Trafikimit me njerëz.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë e prokurorë të nivelit Themelor, prokuror nga Prokuroria Speciale e Kosovës si dhe përfaqësues nga Këshilli Prokurorial.  

Prapa