× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë
10-03-2017

Zbatimi i së drejtës evropiane nga ana e gjykatave të Republikës së Kosovës

Më 10 mars 2017, Akademia e Drejtësisë, organizon trajnimin me temë Zbatimi i së drejtës evropiane nga ana e Gjykatave të Republikës së Kosovës”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Instrumentet juridike të BE-së; Marrëveshja për Stabilizim – Asocimin në mes BE-së dhe Kosovës, Ndikimi i së drejtës evropiane në gjyqësorin e Republikës së Kosovës, Zbatimi i parimeve të Bashkimit Evropian nga ana e gjyqtarëve vendor; epërsia, efekti i drejtpërdrejt dhe i tërthortë.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët e Gjykatave Themelore, të Gjykatës së Apelit, Gjykatës Supreme, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional.  

Prapa