× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë

Departamenti i Administratës dhe Financave

Departamenti i Administratës dhe Financave në mandatin e tij përshin fushën e administratës, teknologjisë informative, burimet njerëzore, financat, prokurimin, logjistikën dhe arkivin e IGJK-së. Departamenti i Administratës dhe Financave është përgjegjës për: 

  • Hartimin dhe zbatimin e politikave zhvillimore në fushën e administratës,
  • Sigurimin, koordinimin dhe menaxhimin në ofrimin e shërbimeve administrative dhe financiare që kanë të bëjnë me funksionet e IGJK-së dhe në mbështetje të aktiviteteve të IGJK-së.
  • Zhvillimin e një administrate profesionale, efikase, funksionale si dhe ofrimin e shërbimeve të shpejta administrative, në përputhje me nevojat dhe specifikat e IGJK-së.
  • Planifikimin, hartimin, raportimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e buxhetit dhe financave të IGJK-së përfshirë edhe donacionet si dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin për shpenzime të parasë së imët,
  • Zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve që e rregullojnë sferën administrative të buxhetit dhe financave,
  • Planifikimin, koordinimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të prokurimit në IGJK në pajtueshmëri të plotë me  dispozita ligjore dhe aktet tjera nënligjore të prokurimit publik. 
  • Zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe urdhëresave administrative lidhur me shërbyesit civil.
  • Planifikimin, mbikëqyrjen dhe administrimin me  pajisjet e teknologjisë informative, programet softuerike dhe sistemet e rrjetit telekomunikues, të cilat janë pronë e IGJK-së, 
  • Planifikimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin me pasurinë  e IGJK-së.
  • Ofrimin e shërbimeve logjistike ku përfshihet furnizimi me mallra, shërbimet e transportit, mirëmbajtja e objektit  dhe arkivi i IGJK-së,
  • Ofrimin e shërbimeve administrative në lëmin e personelit dhe teknologjisë informative,
  • Koordinimi me institucionet relevante për zbatimin e legjislacionit në kuadër të funksioneve të departamentit.

Departamenti i Administratës dhe Financave udhëhiqet nga Drejtori për Administratë dhe Financa, të cilët për punën e tyre i raportojnë Drejtorit të IGJK-së.  

Departamenti për Administratë dhe Financa ka këtë strukturë organizative:

  • Drejtori për Administratë dhe Financa,
  • Menaxheri i Prokurimit;
  • Zyrtari i Lartë për Teknologji Informative,
  • Zyrtari i Lartë për Buxhet dhe Financa,
  • Zyrtari për Personel,
  • Asistenti Administrativ,
  • Shoferi/shtëpiaku,
  • Asistenti Teknik/Logjistikë.

Drejtor i Departamentit për Administratë dhe Financa është: Znj. Suzana Pllana 

Email: suzana.pllana@rks-gov.net

Tel: 038 200 18 528

Prapa