× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë

Departamenti i Programit

Departamenti i Programit udhëhiqet nga Koordinatori i Programit. Koordinatori i Programit zëvendëson Drejtorin në rast mungese dhe ushtron detyrat të cilat Drejtori i bart në pajtim me Statutin e IGJK-së. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Departamentit të Programit janë:

  • Hartimi i politikave, strategjive dhe planeve për arsimim ligjor dhe zhvillim efikas të sistemit gjyqësor e prokurorial, në  kuadër të funksioneve të IGJK-së, 
  • Hartimi dhe zbatimi i programeve trajnuese për arsimim ligjor, në kuadër të funksioneve të IGJK-së,
  • Zhvillimi, koordinimi, organizimi dhe mbikëqyrja e punës rreth zbatimit të funksioneve të IGJK-së, të përcaktuara me ligj dhe statut.
  • Identifikimi i problemeve në zbatimin e ligjeve nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve,
  • Dhënia e rekomandimeve, udhëzimeve dhe opinioneve ligjore, institucioneve me rastin e hartimit dhe ndryshimit të ligjeve,
  • Bashkëpunimi me institucione të tjera të nivelit qendror dhe lokal për krijimin e infrastrukturës së duhur ligjore,
  • Përgatitja për publikim i doracakëve udhëzues dhe dokumenteve të tjera që mbështetësin punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve,
  • Organizimi i aktiviteteve jashtë vendit për ngritje të kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
  • Zhvillimi i metodologjisë së trajnimeve dhe organizimi i trajnimeve për trajnues.

Departamenti i Programit ka këtë strukturë organizative: 

  • Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV),
  • Programi për Trajnime Fillestare (PTF), në kuadër të të cilit përfshihet edhe Provimi Përgatitor,
  • Programi i Trajnimit për Avancim, gjyqtarë porotë dhe profesionist të tjerë të identifikuar nga IGJK-ja,
  • Programi për Hulumtime dhe Publikime,
  • Trajnuesit e Përhershëm , 
  • Zyrtarët e Lartë Gjuhësor, 
  • Zyrtari për Vlerësim dhe Statistika.

Koordinator i Departamentit të Programit është. z. Besim Morina

Email: besim.morina@rks-gov.net

Tel:  038 200 18 665

Prapa