× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë

U.D Drejtor i IGJK-së

Besim Morina

Instituti Gjyqësor i Kosovës administrohet dhe udhëhiqet nga Drejtori i tij. Drejtori i IGJK-së është nëpunës civil dhe udhëheqës me i  lartë administrativ në IGJK i cili i raporton drejtpërdrejt Këshillit Drejtues të IGJK-së

Drejtori i IGJK-së është përgjegjës për:

- administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të IGJK-së dhe për garantimin e zbatimit të funksioneve që i janë besuar atij,

- sigurimin e udhëzimeve të përshtatshme, të sakta e të paanshme dhe të këshillave profesionale të cilat do të jenë në funksion të IGJK-së,

- menaxhimin me personelin dhe organizimin e IGJK-së,

- nxjerrjen e vendimeve dhe udhëzimeve administrative për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me funksionet e tij,

- menaxhimin efikas dhe të suksesshëm të burimeve financiare dhe donacioneve që i ndahen IGJK-së,

- zbatimin e politikës jodiskriminuese të personelit brenda IGJK-së, përfshirë edhe përfaqësimin e paanshëm gjinor dhe etnik në Kosovë.

Detyrat dhe përgjegjësit tjera të Drejtorit të IGJK-së janë:

- Lidhë kontrata dhe marrëveshje mirëkuptimi në emër dhe për llogari të IGJK-së,

- Miraton përbërjen e trajnuesve dhe pjesëmarrësve për trajnime konkrete,

- Zhvillon plane strategjike afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjatë për IGJK-në, projekt buxhete vjetore dhe dokumente tjera,

- Përfaqëson IGJK-në para palëve të treta përfshirë dhe donatorët

- Zgjedh, sistematizon dhe largon punëtorët e IGJK-së sipas procedurave të përcaktuara me ligj,

- Menaxhon me pronën e Institutit

- Është përgjegjës që në baza ditore të bëjë menaxhimin e përgjithshëm dhe organizimin e aktiviteteve të Institutit.

Nën mbikëqyrjen dhe administrimin e drejtpërdrejt të Drejtori të IGJK-së janë:

  - Stafi në kuadër të zyrës  së tij

  - Departamenti i Programit dhe

  - Departamenti për Administratë dhe Financa

Kontakti:

e-mail: besim.morina@rks-gov.net

Tel: 038 200 18 666

Ish Drejtori i IGJK-së (2006-2015)

Prapa