× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë

E-learning

Mësimi në distancë (e-Learning) është të mësuarit interaktiv duke shfrytëzuar teknologjinë elektronike online, jashtë një klase tradicionale.

IGJK ka zhvilluar një platformë të mësimit në distancë e cila do të përmbushë të gjitha kërkesat për trajnime, përparësitë e të cilës janë ruajtja/kursimi e buxhetit të IGJK-së, ulja e shpenzimeve që krijojnë pjesëmarrësit, kursimi i kohës dhe cilësia e lartë e trajnimeve.

Kjo metodologji trajnimi e cila tani gjen zbatim të gjerë në institucionet trajnuese, do të sigurojë përfshirje të gjerë të pjesëmarrësve në trajnimet online si dhe do të jetë në dispozicion të përfituesve të IGJK-së për një kohë të gjatë gjë që rrit efikasitetin e trajnimeve. 

Në kuadër të platformë së mësimit në distancë/ e-learning, gjatë vitit 2017 do të organizohen këto kurse trajnues:

  •  Anglishtja ligjore;
  •  Drejtësia për fëmijë;
  •  Fazat e aktakuzës dhe deklarimit për fajësinë;
  •  Kundërkorruspioni;
  •  Menaxhimi dhe udhëheqësia e gjykatave;
  •  Menaxhim i stresit;
  •  Teknologjia Informative;
  •  Kontabiliteti për gjyqtarë në rastet e falimentimit.

 

Prapa