× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë

I pandehuri në procedurën penale

I pandehuri në procedurën penale

Përshkrimi

Gjatë prezantimit të këtij moduli do të paraqiten njohuritë themelore për të kuptuar së çfarë është kuptimi i shprehjes i pandehur, kur dhe në cilat raste një person mund të trajtohet si i pandehur, cilat janë dallimet e shprehjeve “i dyshuar”, “i pandehur”, “i akuzuar” dhe “i dënuar”. Prezantimi do t’u ofroj mundësi pjesëmarrësve të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e të pandehurit gjatë procedurës penale, nga fillimi deri në përfundim të procedurës. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi t’i kuptojnë dallimet e pozitës së të pandehurit gjatë procedurës penale sipas dispozitave ligjore që ishin në zbatim para hyrjes në fuqi të legjislacionit të ri penal me pozitën e të pandehurit tani. Në këtë prezantim jepen shpjegime për të drejtat e të pandehurit gjatë gjithë procedurës penale, rëndësinë dhe domosdoshmërinë e respektimit të këtyre të drejtave nga ana e organit që zbaton procedurën penale, veçanërisht do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e të pandehurit të garantuara me nenin 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Kushtetutën e Kosovës dhe Kodin Penal të Kosovës. Po ashtu gjatë këtij prezantimi do të diskutohet edhe për rastet kur deklarimi i të pandehurit mund të merret si provë në të cilën mund të bazohet vendimi i gjykatës, mënyrat dhe metodat për marrjen në pyetje të pandehurit në faza të ndryshme të procedurës.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të: - Analizojnë rolin e të pandehurit gjatë procedurës penale; - Bëjnë dallimin në mes të shprehjes “i pandehur”, “i dyshuar” “i akuzuar” dhe “ i dënuar”; - Dallojnë pozitën e të pandehurit sipas legjislacionit që ka qenë në fuqi dhe sipas Kodit të Procedurës penale; - Zgjerojnë njohurit rreth rëndësisë së pjesëmarrjes së të pandehurit në procedurë dhe pasojat e mungesës së të pandehurit gjatë procedurës penale; - Zgjerojnë njohurit lidhur me rëndësinë e individualizimit të personalitetit të të pandehurit - Vlerësojnë rëndësinë e respektimit të të drejtave të pandehurit dhe pasojat e mosrespektimit të këtyre të drejtave; - Dallojnë rastet e kufizimit të drejtave të të pandehurit nga shkelja e të drejtave të tij gjatë procedurës penale; - Zbatojnë mënyrën e marrjes në pyetje të të pandehurit; - Identifikojnë personat e autorizuar për marrjen në pyetje të të pandehurit gjatë fazave të ndryshme të procedurës; - Përkufizojnë personat që mund të marrin pjesë gjatë procedurës së marrjes në pyetje të pandehurit; - Analizojnë rolin e secilit person që ka të drejtë pjesëmarrje gjatë zbatimit të marrjes në pyetje të pandehuri

Vendi i mbajtjes

Prishtinë

  • 19-20 Qershor