× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë

I pandehuri në procedurën penale

I pandehuri në procedurën penale

Përshkrimi

Përmes këtij prezantimi do të sqarohen në pika të shkurta se cilat metoda dhe mjete janë të ndaluara të përdoren gjatë marrjes në pyetje të pandehurit. Prezantimi do të bëjë të mundur që të sqarohen se kush duhet kujdesur që gjatë marrjes në pyetje të mos zbatohen metoda ose të mos përdoren mjete të cilat pengojnë lirinë e të pandehurit për ta paraqitur dhe shprehur mendimin e tij të lirë. Nga prezantimi do të mësohet së cilat janë pasojat e përdorimit të mjeteve dhe metodave të palejuara gjatë marrjes në pyetje të pandehurit. Ky prezantim po ashtu ofron shpjegime për pozitën e të pandehurit gjatë procedurës së konfirmimit të aktakuzës, të drejtat dhe detyrimet e tij gjatë kësaj procedure. Përmes prezantimit pjesëmarrësve do t’u shpjegohen zgjidhjet ligjore të përfshira me Kodin e Procedurës Penale të cilat rregullojnë procedurën e konfirmimit të aktakuzës qoftë në seancën e konfirmimit, qoftë jashtë seancës kur i pandehuri ka hequr dorë nga seanca e konfirmimit, por edhe të drejtat dhe detyrimet që kanë palët gjatë procedurës së konfirmimit të aktakuzës.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të: - Zgjerojnë njohurit lidhur me pozitën e të pandehurit pas ngritjes së aktakuzës; - Zbatojnë drejtë procedurat që duhet ndërmarrë gjykata pas ngritjes së aktakuzës; - Identifikojnë dallimet në mes të procedurës për konfirmimin e aktakuzës sipas Kodit të vjetër të procedurës penale dhe procedurës që zbatohet pas ngritjes së aktakuzës deri në shqyrtimin gjyqësor; - Zbatojnë dispozitat që kanë të bëjnë me procedurën e konfirmimit të aktakuzës; shpjegojnë rëndësinë e pjesëmarrjes së të pandehurit në procedurë; - Analizojnë detyrimet e prokurorit dhe të pandehurit pas ngritjes së aktakuzës; - Vlerësojnë se cilat janë aktivitetet e gjykatës në raport me të pandehurin pas ngritjes së aktakuzës dhe gjatë procedurës së konfirmimit.

Vendi i mbajtjes

Prishtinë