× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë

Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale

Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale

Përshkrimi

Në ketë prezantim do të jepen shpjegime lidhur me të kuptuarit e dëshmitarëve dhe llojet e tyre, duke përfshirë të drejtat dhe detyrimet e tyre, marrjen në pyetje dhe deklaratave, përpilimin e procesverbalit mbi marrjen në pyetje dhe të deklaratës si dhe për papranueshmërinë e dëshmisë së dëshmitarit si provë në procedurën penale. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të mësojnë për rolin e dëshmitarit në procedurën penale, mundësinë dhe pamundësinë e marrjes në pyetje dhe të deklaratës së dëshmitarit, duke pasur para vetës raste nga praktika dhe duke luajtur rolin e prokurorit në njërën anë dhe të dëshmitarit në anën tjetër. Gjatë marrjes në pyetje apo të deklaratës nga dëshmitari është e domosdoshme që të respektohet maksimalisht personaliteti dhe dinjiteti i dëshmitarit pa marr parasysh rëndësinë e dëshmisë së dëshmitarit në atë çështje penale dhe pa marr parasysh pozitën e dëshmitarit në shoqëri, sepse në të kundërtën çdo sjellje tjetër do të konsiderohej diskriminim i dëshmitarëve dhe do të paraqiste një rrezik që dëshmia e dëshmitarit të shpallet si provë e papranueshme.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij moduli trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të: - Shpjegojnë kuptimin e dëshmitarit, - Vlerësojnë të drejtat dhe detyrimet e dëshmitarit, - Zbatojnë mënyrën e marrjes në pyetje dhe deklaratës së dëshmitarit, - Përpilojnë procesverbalin për marrjen në pyetje dhe deklaratës së dëshmitarit, - Vlerësojnë papranueshmërinë e dëshmisë së dëshmitarit si provë në procedurën penale, - Bëjnë dallimin në mes dëshmitarëve - Shpjegojnë se si merren dhe ruhen provat, - Shpjegojnë se si përpilohet dhe dërgohet thirrja për dëshmitar, - Përshkruajnë se si merren shënimet personale të dëshmitarit, - Shpjegojnë rendin e marrjes në pyetje të dëshmitarit, - Zbatojnë në praktikë dispozitat e KPPRK-së për dëshmitarët, - Përshkruajnë se si bëhet ballafaqimi i dëshmitarëve.

Vendi i mbajtjes

Prishtinë

  • 19-20 Qershor