× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë

Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale

Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale

Përshkrimi

Çdo person i cili për shkak të një procesi penal konsideron se ai apo anëtari i familjes së tij është në rrezik serioz, ka të drejtë që të kërkojë masa mbrojtëse e në raste të caktuara edhe anonimitet dhe kjo kërkesë e dëshmitarit mund të shikohet vetëm nga ana e gjyqtarit dhe prokurorit publik. Masat procedurale për mbrojtjen e dëshmitarëve klasifikohen si masa për të fshehur identitetin e dëshmitarit – duke përfshirë të dhënat personale të dëshmitarit, pamjen e tij dhe zërin e tij nga publiku i përgjithshëm e në raste të jashtëzakonshme edhe për të pandehurin dhe mbrojtësin e tij si dhe në masa që pengojnë takimin fizik të dëshmitarit më të pandehurin. Këto masa llogariten si masa për të ruajtur jo vetëm integritetin fizik të dëshmitarit por edhe për ruajtjen e integritetit psikik apo ruajtja nga riviktimizimi

Objektivat

Pas përfundimit të këtij prezantimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të: - Shpjegojnë se si merren në pyetje dhe si merret deklarata e dëshmitarëve të mbrojtur, - Shpjegojnë se si merren në pyetje dhe si merret deklarata e dëshmitarëve bashkëpunues, - Shpjegojnë se si lëshohen urdhrat për dëshmitarë të mbrojtur, - Përshkruajnë ngjashmëritë dhe dallimet në mes të këtyre dëshmitarëve.

Vendi i mbajtjes

Prishtinë

  • 27 Qershor