× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë

Trajnimi praktik në prokurori - PTF VI

Trajnimi praktik në prokurori - PTF VI

Përshkrimi

Trajnimi praktik zhvillohet në prokurori dhe realizohet nën mbikëqyrjen e mentorit (prokurorë), i cili është mbikëqyrës për zbatimin e programit praktikë trajnues dhe për vlerësimin e përformancës së përfituesit gjatë trajnimit. Programi praktik përfshinë çështje nga aspekti profesional, rregullat e komunikimit, menaxhimin e rasteve, etikën dhe çështje tjera të karakterit praktik me interes për përfituesin. Gjatë këtij trajnimi, Prokurori i Shtetit i sapoemëruar mund t’i asistoj prokurorit gjatë ushtrimit të funksionit të tij, merr pjesë në aktivitete prokuroriale me rastin e praktikës së tij/saj, por gjithmonë nën udhëheqjen e mentorit

Objektivat

Pas përfundimit të pjesës praktike të trajnimit fillestar, prokurorët e sapoemëruar do të jenë në gjendje që: - Familjarizohen me punën praktike në prokurori, - Përfitojnë përvojën reale praktike, - Zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale, përfshirë dhe ato të karakterit interdisiplinar - Ngritin njohurit dhe shkathtësitë rreth zhvillimit të teknikave në gjykim.

Vendi i mbajtjes

Prishtinë

  • 28-30 Qershor