× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë

Këshilli Programor

Një mekanizëm i veçantë brenda IGJK-së është Këshilli Programor i cili është organ ndihmës i Këshillit Drejtues, përbërja dhe kompetencat e të cilit janë të përcaktuara me statut. Këshilli Programor i IGJK-së i zhvillon aktivitetet në bashkëpunim me gjyqësorin dhe prokurorinë e vendit. 

Funksionet kryesore te Keshillit Programor jane:

  • Përgatitja dhe freskimi i programeve trajnuese;
  • Merr pjesë ne procesin e zgjedhjes së trajnuesve;
  • Këshillon organet udhëheqëse të Institutit për çështje të ndryshme nga fusha e ligjit, shkencës dhe praktikës, si dhe
  • Themelon dhe mbajnë marrëdhënie me institucione vendore dhe ndërkombëtare, universitete, organizata profesionale të juristëve, avokatëve, etj., veprimtaria e të cilave është e lidhur me aktivitete e Institutit.

Takimet e Këshillit Programor i udhëheq Drejtori i IGJK-së.

Anëtarët e Këshillit Programor janë: 

  • Besim Morina
  • Nebojša Boričić
  • Elez Blakaj
  • Ejup Sahiti
Prapa