× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë

Programi Trajnues

  • Programi i Trajnimit Fillestar 2016/2017 për prokurorët e sapoemëruar
    23.11.2016 Programi i Trajnimit Fillestar 2016/2017 për prokurorët e sapoemëruar Në kuadër të mandatit të tij Instituti Gjyqësor i Kosovës (më tutje IGJK), që nga viti 2008 ka filluar zbatimin e Programit të Trajnimit Fillestar (PTF), duke organi-zuar trajnimin për profesionistët që hyjnë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial në cilësinë e gjyqtarit dhe prokurorit të ardhshëm pas kalimit me sukses të Provimit Përgatitor të organizuar nga IGJK. PTF është organizuar për pesë gjenerata dhe deri më tani kanë diplomuar 169 kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë. Shkarko »
  • Programi i Trajnimit për Fillestar 2016
    10.02.2016 Programi i Trajnimit për Fillestar 2016 Instituti Gjyqësor i Kosovës mandatin ligjor e përmbush edhe përmes realizimit të aktiviteteve trajnuese në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar (PTF) që fokusohet në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe shkathtësive praktike të profesionistëve që hyjnë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial në cilësinë e gjyqtarit apo prokurorit të shtetit. Shkarko »
  • Programi Trajnues i IGJK-së për vitin 2016
    10.02.2016 Programi Trajnues i IGJK-së për vitin 2016 Programi i Trajnimeve per vitin 2016 eshte nje permbledhje e strukturuar e fushave kryesore te punes se gjyqtareve, prokuroreve dhe profesionisteve tjere ne kuader te sistemit gjyqesor, i cili do te orientoj hartimin e kurrikulave dhe organizimin e trajnimeve per kete periudhe. Shkarko »