× Njoftim: Bazuar në ligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se adresa zyrtare e Akademisë së Drejtësisë në internet është: ad.rks-gov.net ndërsa email adresa është infoad@rks-gov.net më shumë

Rreth nesh

IGJK-ja është themeluar si një organ i pavarur në vitin 2000. Fillimet e saj lidhen me OSBE-në.

Në vitet që pasuan pas vitit 2000, IGJK-ja u zhvillua edhe më tej, duke ofruar dhe duke mundësuar së bashku me të tjerët shumë lloje të trajnimeve dhe duke vazhduar arsimimin në aspektin ligjor të gjyqtarëve, te prokurorëve dhe të profesionistëve të tjerë në Kosovë.

Më 24 prill 2006, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), përmes Rregullores nr. 2006/ 23, shpalli ligjin “mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Ky Ligj u miratua nga Kuvendi i Kosovës më datën 23 shkurt 2006 (Ligji nr. 02/ L-25).

Si institucioni kryesor për trajnim në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës, (Ligji nr. 02/ L-25, neni 1.7), Instituti Gjyqësor i Kosovës ka këto përgjegjësi:

  • Organizimin dhe Vlerësimin e Provimit Përgatitor (neni 2.1.b dhe 7)
  • Organizimin e trajnimit të bartësve potencial të funksionit gjyqësor – Programi fillestar për arsimim ligjor (neni 2.1.a, nenet 7 dhe 8)
  • Trajnimi i bartësve të funksionit gjyqësor – Programi i vazhdueshëm për arsimim ligjor (neni 2.1.a)
  • Kurset e posaçme të trajnimit për avancimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve (neni 10)
  • Trajnimi për gjyqtarë porotë
  • Trajnimi për profesionistët e tjerë, të identifikuar nga IGJK-ja, të cilët janë të lidhur me sistemin e drejtësisë
  • Hartimin e planeve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të trajnimit për një gjyqësor efikas, efektiv dhe të paanshëm (neni 2.2.a)
  • Aktivitete të tjera si një institucion për trajnime dhe për studime profesionale me qëllim të zhvillimit të gjyqësorit në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane (neni 2.2.b).
Prapa